Rreth Meje

Dafina Dubova

Holistic Psychologist

Tung,
une jam Dafina

Psikologe dhe trajnere e përkushtuar, me pasion për të ndihmuar njerëzit të arrijnë ekuilibrin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin personal. Me formim profesional në psikologji dhe trajnime të shumta në qasje të ndryshme terapeutike, në praktikën time, unë mundohem të sjell një qasje holistike dhe gjithpërfshirëse, duke trajtuar historin që trupi i njeriut mban dhe mënyrat se si ato manifestohen si shqetësime aktuale. Gjatë seancës përfshihen aspektet fizike, emocionale, psikologjike dhe shpirtërore për një trajtim të plotë dhe të qëndrueshëm.

Edukimi im përfshin

Trajnim në Psikoterapi
Zhvillimi i aftësive dhe teknikave për të mbështetur transformimin e thellë personal.

Terapia EMDR
Specializuar në procesimin e traumave dhe shërimin emocional.

Terapia Kranioksatkrale
Zgjimi i aftësisë vetëshëruese të trupit përmes prekjeve të lehta dhe të buta.

Trajnim në Yoga
Zhvillimi i vetëdijes trup-mendje dhe rritja e mirëqenies së përgjithshme.

Trajnim në MBSR (Mindfulness-Based Stress Reduction): Trajnim i thelluar për reduktimin e stresit dhe kultivimin e pranisë së plotë në momentin e tanishëm, duke forcuar aftësinë për të jetuar me vetëdije të plotë dhe për të menaxhuar sfidat emocionale dhe fizike me paqe dhe qetësi.

Në praktikën time qellimi im eshte te integroj këto metoda për të krijuar një trajtim të personalizuar, të përshtatur me nevojat dhe qëllimet unike të secilit individ.

Nuk keni nevojë të keni një problem për të ardhur në terapi. Terapia mund të jetë një hapësirë thellësisht shëruese dhe krijuese, duke nderuar botën tonë të brendshme dhe duke na treguar rrugën e kthimit drejt vetvetes.

Na shkruj për më shumë

Email

dafinedubova1@gmail.com

Numri i telefonit

+383 45 693 890

Lokacioni

Arberi, Prishtinë